Tërmet në Shkodër, lëkundjet ndihen deri në Mal të Zi
24/01/2025 14:54
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti kishte magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Velipojë, në qarkun e Shkodrës, me një thellësi prej 15.8 km.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Lëkundjet janë raportuar edhe në Ulqin, Tuz dhe Podgoricë.
Top Channel