Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin me armë zjarri të Lulzim Vishës.
Sipas gazetares së Top Channel, Kleida Muka, viktima ishte nisur për në punë në momentin që është ekzekutuar 200 m larg shtëpisë. 48-vjeçari punonte si postier.
Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzhoja, ndërsa Visha është konstatuar i vdekur nga një banor, i cili më pas ka lajmëruar policinë.
Autori dyshohet se është larguar me makinë, pas kryerjes së atentatit, ndërsa nuk dihet ende identiteti apo bashkëpunëtorët.
Policia ka ngritur postblloqe përreth zonës për të kapur autorët.
Pista kryesore e vrasjes së Lulzim Vishës është hakmarrja, pasi vëllai i tij vrau në vitin 1997 një person, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera për atentatin.
Sipas vendimit të datës 29.06.2001 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka dhënë 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Besnik Visha, më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Top Channel