Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz.

Paraprakisht dyshohet se viktima është  vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA