Arma, me të cilën u vra Lulzim Visha, gjendet brenda makinës së autorëve! “Porsche”, me targa të vjedhura në 2023

24/01/2025 15:23

Arma që atentator/ët e Lulzim Vishës përdorën, u gjet brenda makinës që e dogjën në fshatin Zgafnor të Zall Herrit.

Në automjet tip “Porsche’, u gjet dhe një armë tjetër zjarri, ndërkohë që gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin prill 2023 në Kamëz.

Policia ende nuk ka identifikuar autor/ët e vrasjes, teksa po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40. 48-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në makinën me të cilën po shkonte për punë. Autor/ët i kanë zënë priti 200 metër larg shtëpisë dhe e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend.

Pista kryesore e vrasjes së Lulzim Vishës është hakmarrja, pasi vëllai i tij vrau në vitin 1997 një person, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera për atentatin. Besnik Visha, më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA