“Ti je qen dhe i pafytyrë”, Murat Basha tregon përballjen e fortë me spiunin e tij: Je fëlliqësirë!

23/01/2025 08:35

Murat Basha rrëfeu në emisionin Top Story përballjen me një nga personat që e spiunoi gjatë kohës së komunizmit.

Ai tha se sapo e kishte marrë dosjen, sepse nuk e dinte më parë, ndërsa e kishte takuar disa herë.

Basha: Fajkoin e kam takuar një ditë në një lokal. Më tha o xhaxhi Murat hajde të pimë një kafe, kush je ti i them, jam çuni i filanit, Faqores. Ishte zonja e tij, i dhashë dorën, e kisha marrë unë dosjen dhe gjej emrat, se nuk e kam dit, tha gruaja edhe ky burri im nuk pi, çudi i thash se ky e ka pirë rakinë dikur me faqore, ai më pa në sy, asnjë minutë  më lejoni të largohem u thash dhe u ngrita, më tha faleminderit që nuk fole në sy të atyre.

Nuk ta ka fajin çuni që ti je h*le, je qen bir qeni, je i pafytyrë, më ke spiunu, s’ke lënë gjë pa saju, më tha më kanë detyru, më kanë rrah, ou ti do të ndërtosh lumturinë tënde mbi dhimbjet e mia? Ke gënjy për një përfitim, për një punë më të mirë dhe vjen më flet? M’u zhduk qelbësirë, ti do një grusht palaço, nuk e preka me dorë, je fëlliqësirë, pse s’më ke kërku falje nga 30 vjet, më ke taku 100 herë rrugës, s’kisha për të vrarë, prandaj kemi dhimbje, prandaj ulërasim ne sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA