“Shtruat rrugën për ndarje artificiale të çështjes”, Beqaj shpërthen ndaj gjyqtares që çoi çështjen për gjykim: Doni të dilni si ajo që dhatë drejtësi

23/01/2025 12:37
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Mbas nëntë muajsh gjykim paraprak, gjykata vendosi. Kartat për Ilir Beqajn, ish-ministër Shëndetësie, dhe zëvendësin e tij, Klodian Rrjepaj, do të hapen në gjykim themeli për akuza më të rënda se ajo që ju ngriti SPAK, ajo e grupit kriminal dhe vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Akuzën e grupit kriminal e ka edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili këmbënguli edhe gjatë ditës se koncesioni i sterilizimit ishte investim i dobishëm për shqiptarët. Ish-funksionari Beqaj, që është funksionari më i lartë që ka një akuzë të tillë si ajo e grupit kriminal, e konsideroi gjithë procesin si politik dhe të bazuar në akuza fiktive, të pambështetur në prova.

Ilir Beqaj u tërhoq nga një kërkesë e mëparshme ku kishte parashtruar lutjen për gjykim të shkurtuar dhe deklaroi se kërkon një gjykim të zakonshëm, çka do të thotë se edhe ai kërkon një betejë gjyqësore ku çdo shkresë e dosjes së sterilizimit do shqyrtohet në sallë.

Sidoqoftë Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj kërkuan gjykim të shkurtuar, gjë e cila s’do të thotë pranim fajësie, por nëse pranohet, ju jep atyre shansin e zbritjes së një të tretës së dënimit në rast se gjenden fajtore. Gjykimi i shkurtuar është kërkuar dhe pranuar nga gjykata edhe nga gjashtë të akuzuar të tjerë që ishin në rolin e specialistëve gjatë vlerësimeve për koncensionarin, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit mbi dosjen e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Por kjo çështje nuk mbyllet vetëm me këto akuza, shprehet gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Gjykata i ka kërkuar SPAK-ut që të hetojë edhe dhjetë zyrtarë të tjerë në ministri të shëndetësisë, të financave dhe të anëtarëve të prokurimit publik. Hetim që SPAK pohon se po i kryen përderisa ka ndarë një fraksion dhe po kryen edhe hetim pasuror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA