EMRI/ Gjendet trupi i pajetë i 62-vjeçarit në Fushë Arrëz, dyshohet se u rrëzua nga ura dhe u mbyt në ujë
23/01/2025 21:51
Mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit Fushë Arrëz, në Përroin e Thatë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Frrok Hajdaraj, 62 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 62-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në ujë, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel