Zbulohen pikat e paktit PD-PS për 11 majin, Gjiknuri: Ja ndryshimet që do bëhen në kodin zgjedhor

20/01/2025 12:43

Pas disa ditë negociata, PD dhe PS arrijnë të dakortësohen për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës.

Detajet i ka dhënë Danian Gjiknuri në një intervistë ekskluzive pak momente më parë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu: Si kanë shkuar bisedimet me opozitën për të realizuar votën e diasporës, për të bërë ato ndryshime në afate të vilat i kërkon KQZ.

Damian Gjiknuri: KQZ ka luajtur një rol shumë aktiv ditët e fundit, duke dhënë asistencën e nevojshme për realizuar negociatat, gjithçka që kemi biseduar me palën tjetër ka qenë në harmoni me ato mundësi që ka KQZ për t’i zbatuar këto afate, përgjithësisht është rënë dakord, besoj sot të vijë dhe propozimi nga KQZ për formimet përkatëse pastaj do të mbështeten nga partitë kryesore, për tre elementë që kanë qenë thelbësore për këtë negociatë. E para ka të bëjë me afatet e votës së diasporës, do të thotë që nga 45 ditëshi që është parashikuar nga Kodi Zgjedhor mund të shkojë në 60 ditë afati për regjistrimin e kandidatëve, gjë që i jep mundësi KQZ që të përgatisë më shpejt fletët e votimit dhe të ketë më shumë kohë për dërgimin dhe marrjen zarfeve nga diaspora.

E dyta është ndryshimi i nenit që ka të bëjë me shpenzimet e votës, që gjithçka do ta mbulojë buxheti i shtetit nëpërmjet KQZ, edhe ky propozim është dakordësuar.

Si dhe një shqetësim që e kishin ngritur demokratët që ka të bëjë me përbërjen e grupeve të numërimit dhe komisionit të numërimit të votave të diasporës. Kemi rënë dakord në ato parime që ekzistojnë në kodin zgjedhor, të jetë një përfaqësim partiak, me barazi palësh në përfaqësim. Kemi shprehur edhe gatishmërinë dhe besoj se qeveria do ta realizojë pas kërkesës zyrtare të KQZ-së, personave që iu kanë skaduar mjetet e identifikimi do të kenë mundësi të regjistrohen në këto zgjedhje.

Muhamed Veliu: Ka një propozim të PD-së, që a ka shtetas shqiptarë që kanë pasaportë të vendeve europiane që t’i jepet mundësia të regjistrohen dhe votojnë në zgjedhjet e majit, si e shikoni ju?

Damian Gjiknuri: Këtu ka dy elementë, principali dhe praktikë. Principali është se ne kur kemi bërë dispozitat e kodit zgjedhor për diasporën e kemi përcaktuar që shtetasi duhet të ketë mjet identifikimi, ID dhe pasaportë, ku pavarësisht se ku jetojnë këto duhen me patjetër. Nga ana praktike është një problem serioz, sepse të dhënat biometrikë të shqiptarëve janë marrë pas vitit 2008. Hapja e sistemit krijon probleme dhe unë nuk e di se çfarë shqetësimesh mund të sjellin dhe unë nuk dua të eksperimentoj. Pjesa më e madhe atyre që kanë aplikuar gjatë këtyre katër javëve, pjesa dërrmuese e tyre, vetëm 800 ose 900 nuk kanë mjet identifikimi. Nuk është problem aq i madh, për kohën e mbetur nuk kemi pse ndryshojmë rregullat e lojës. Mendoj që me këtë gatishmëri që po tregojmë për heqjen e pengesën për vleftësisë së dokumentit të lëshuar mendoj që hapet hapësira për qytetarët që jetojnë në diasporë.

Muhamed Veliu: Kjo dakordësi që keni arritur besoni se do të materializohet me ndryshimet e duhura në kod në seancën e radhës të parlamentit?

Damian Gjiknuri: Shpresoj që këto ditë ta bashkëfirmosim këtë propozime dhe më pas të miratohen me qëllim që procesi të ecë sa më shpejt. Mendoj që edhe sikur të miratohet në fillim të shkurtit jemi sërish në kohë. Kjo gjë do të bëhet publikisht, edhe për pjesën e dokumenteve të skaduara. Procesi mendoj që po ecën mirë, mbase KQZ ka nevojë të shtojë më shumë operatorë për trajtimin e kërkesave në kohë. Një gjë dua të them, se kemi pasur dialog me KQZ, ku pjesë kanë qenë edhe përfaqësues të PD-së.

Muhamed Veliu: Cilët janë pritshmëritë tuaja për diasporën, sa do të regjistrohen deri në afatin e përcaktuar nga ju?

Damian Gjiknuri: Këtë nuk mund ta parashikoj dot, por me sa kam parë në trendin e deritanishëm, duke parë mesataren e regjistrimit 4000-4500 në ditë, mendoj që shifra do të jetë më shumë se 200 mijë e atyre që do të aplikojnë. Sa nga këta do të jenë në rregull me dokumentacionin, kartë ID ose pasaportë ose dokumente të tjera. Shpresoj të jetë mbi 200 mijë, sepse përbën një përqindje të lartë të votuesve shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA