Besnikë dhe milionerë! Ja Kush janë anëtarët e kabinetit të ri të Donald Trump

20/01/2025 14:34

Në katër vitet e qëndrimit larg Shtëpisë së Bardhë, me shpresën e plotë të një rikthimi për një mandate të dytë, Donald Trump duket se e ka planifikuar me kujdes administratën e tij të dytë.

Nëse gjatë mandatit të tij të parë, disa emërime rezultuan personazhe që më shumë ishin besnikë ndaj Kushtetutës sesa ndaj kreut të shtetit, këtë radhë republikani, shkruan Corriere dela Sera, duket i vendosë ta shmangë një pakujdesi të tillë, dhe në përzgjedhjen e skuadrës së re, besnikëria duket një kriter kryesor. Rezultati është një miks interesant, me individë që në disa prej rasteve raste, nuk kanë asnjë lloj eksperiencë në qeverisje.

Bëhet fjalë për pasanikë që i njeh prej kohësh ose njerëz me të cilët mendon se ndan të njëjtin instinkt të të bërit biznes; dikush vjen nga administrata e tij e parë, nga republikanë pjesë e establishmentit që e kanë mbështetur që nga 2016-ta, nga persona që e mbështetën fort së fundi për t`u ngritur në piedestalin e fituesit apo mendje që ushqyen të ashtuquajturin Projekti 2025- plani ultra konservator që synon zgjerimin e fuqive presidenciale dhe shkurtimin e disa agjencive federale. Mes tyre njeriu më i pasur i botës, Elon Musk, i cili e financoi dhe e përkrahu Trumpin përgjatë të gjithë fushatës së tij zgjedhore, Russell Vought që konsiderohet njeriu i bilanceve apo gjenerali Keith Kellogg, të cilit i është besuar dosja e Ukrainës.

Vështirë të gjesh tipa më të ndryshëm mes tyre se këta, thuhet në shkrim, por që të gjithë përfaqësojnë atë që përshkruhet si “trumpizmi i ri”, në të cilin duhet të ndajnë mes tyre ideologji e pozicione që dallojnë shumë nga njëra-tjetra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA