E rëndë në Tiranë! 58-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia
19/01/2025 18:27
Mbrëmjen e sotme në afërsi të Tegut, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel