Demokratët kanë thirrur protestë para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të hënën, kur kryedemokrati Sali Berisha do të dalë sërish para prokurorëve të posaçëm.
“Të dashur miq. Ditën e hënë është data e radhës, e përcaktuar për t’u paraqitur kryetari i PD, Prof Dr. Sali Berisha ne SKAP. Ndaj në orën 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtaret politik”, është mesazhi që u është dërguar strukturave të partisë“, raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga.
Në muajin dhjetor, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.
Sali Berisha u mor i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Top Channel