Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, momentet pikante janë bërë të shumta, dhe këtë herë dyshja, Gjesti dhe Egli, kanë tërhequr vëmendjen me sjelljet e tyre të afërta.
Dita e sotme ishte e mbushur me biseda dhe përqafime, ndërsa “çifti” ka kaluar shumë kohë së bashku, duke bërë masazh, duke biseduar plot humor dhe duke shkruar fjalë në ballin e njëri-tjetrit.
Ai ka shprehur pakënaqësinë dhe keqardhjen tek Loredana dhe Jozi, duke e konsideruar të padrejtë sjelljen e Egli-t. Sipas Xumit, ai kishte marrë disa sinjale të gabuar nga Egli, e cila i kishte thënë se nuk ishte e interesuar për një lidhje, por më vonë i kishte dhënë shpresa, duke i thënë se “kurrë nuk thotë kurrë”. Xumi ka thënë:
Tensionet mes Xumit dhe dyshes janë vetëm një nga shumë momentet që kanë mbushur ditët e fundit me drama dhe dinamika interesante./ TAR
Top Channel