Broja kthehet i padëshiruar/ Everton do ta largojë me çdo kusht, Chelsea i kërkon në këmbim…

18/01/2025 11:28

Situata e Armando Brojës duket se sa vjen e bëhet më e vështirë, me Everton që kërkon ta largojë me çdo kusht sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Siç raporton “The Sun”, në klub po punojnë fort që ta rikthejnë sërish te Chelsea, i cili ka kartonin e futbollistit.

Meqenëse e kanë plotësuar numrin e lojtarëve që mund të huazojnë, David Moyes po punon që të gjejë dikë tjetër për të zëvendësuar Brojën.

Gjithsesi një pengesë është bërë edhe Chelsea, me londinezët që kërkojnë kompensim në rast të rikthimit të 23-vjeçarit shqiptar.

Broja pësoi një dëmtim tepër të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, i cili tashmë pritet të qëndrojë jashtë fushave për thuajse tre muaj, duke humbur kështu dhe takimet me Kombëtaren përballë Anglisë dhe Andorrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA