Protestë masive anti-Vuçiç në Beograd/ Qytetarët kërkojnë drejtësi për 15 viktimat e Novi Sadit
17/01/2025 23:00
Një protestë masive me sloganin “E drejta jonë për të ditur gjithçka”, mblodhi sonte mijëra njerëz para RTS-së në Beograd.
Protesta para RTS-së mblodhi numrin më të madh të qytetarëve dhe studentëve në 10 vitet e fundit.
Gjatë 15 minutave heshtjeje, pjesëmarrësit ndezën dritat e celularëve, duke u përpjekur simbolikisht të nderonin viktimat në Novi Sad, shkruan Nova.rs.
Qytetarët po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad.
Kujtojmë se disa muaj më parë 15 persona mbetën të vdekur kur u shemb streha e jashtme prej betoni e stacionit hekurudhor.
Tišina koja odjekuje #NeDajNaStudente pic.twitter.com/MwrDKl8lBg
— CRTA (@CRTArs) January 17, 2025
Top Channel