Zana Çela përmes një reagimi të bërë bë faqen e saj të Facebook ka bërë me dije se nuk do të jetë pjesëmarrëse në garën për drejtuesin e ri të Radio-Televizionit Publik Shqiptar.
Ajo shprehet se prej vitesh tashmë drejton Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe se është e angazhuar në këtë detyrë.
“Ju falenderoj sinqerisht për interesin dhe për dëshirën që shprehni për të më parë në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Radio-Televizionit Publik Shqiptar. Është gjithmonë nder dhe kënaqësi të lexoj vlerësimet tuaja për punën dhe përvojën time në fushën e televizionit dhe kulturës.
Megjithatë, dua të sqaroj se kjo nuk është e vërtetë. Aktualisht, prej më shumë se një viti e gjysmë, unë drejtoj Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe jam plotësisht e përkushtuar në promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Jemi në kulmin e projekteve të rëndësishme që shërbejnë për të rritur vizibilitetin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, dhe ky mision mbetet fokusi im kryesor.
E mirëkuptoj dëshirën e fansave për të më parë sërish në projekte televizive, duke marrë parasysh përvojën time në këtë fushë, por sot jam plotësisht e angazhuar në një tjetër rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
Ju falënderoj të gjithëve për konsideratën”, shprehet ajo.
Top Channel