
Udhëheqësi i Houthive të Jemenit ka kërcënuar se do të vazhdojë të kryejë sulme nëse Izraeli përshkallëzon sulmet në Gaza përpara se të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit.
Abdul Malik al-Houthi shtoi se nëse Izraeli tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit në çdo fazë, Houthi-t do të ofrojnë mbështetje ushtarake për palestinezët.
Houthi-t kishin vënë në shënjestër pothuajse çdo javë anije duke përdorur raketa balistike dhe drone në ujërat pranë brigjeve të Jemenit për të treguar solidaritetin e tyre me Hamasin gjatë gjithë konfliktit.
Grupi i armatosur i mbështetur nga Irani ka lëshuar gjithashtu raketa dhe drone drejt Izraelit. Ata kanë fundosur dy anije, kanë kapur një tjetër dhe kanë vrarë të paktën katër persona.
Top Channel