Armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit/ Sekretari amerikan i shtetit vlerëson punën e të dërguarit të Trump, Blinken: Administrata e re na mbështeti gjatë bisedimeve

16/01/2025 22:55

Në konferencën e tij të fundit për shtyp si Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken tha se administrata e ardhshme e Trump mbështeti negociatat e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

“Dua të jem i qartë me të gjithë të interesuarit që administrata e ardhshme mbështeti, miratoi dhe do të marrë përgjegjësitë e saj sipas marrëveshjes dhe kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme për t’u bërë”, tha Blinken, i cili në veçanti vlerësoi të dërguarin special të Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff për punën e tij me administratën që po largohet.

Blinken mbrojti vendimin e administratës Biden për të përfshirë administratën Trump në negociatat përfundimtare përpara se të merrte detyrën.

“Praktikisht gjithçka rreth marrëveshjes do të zbatohet nën administratën Trump dhe ishte shumë e rëndësishme që palët të dinin se administrata Trump u përfshi në bisedime”, tha Blinken.

Blinken gjithashtu shtoi se nuk është e rëndësishme se kush i merr meritat për marrëveshjen përfundimtare dhe se gjëja më e rëndësishme ishte rezultati që u arrit me sukses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA