U vra me sende të forta në kokë, del fotoja e të moshuarit në Zall Bastar! Merren në pyetje 20 banorë të fshatit

15/01/2025 15:09

Personi në foto është Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në Zall Bastar, por rezultoi se ishte vrarë.

81-vjeçari u gjet pa shenja jete mëngjesin e 13 janarit në oborrin e banesës në fshatin Shëngjin i Vogël në periferi të Tiranës.

Ekzaminimet mjekësore nga trupi i viktimës dolën në përfundimin  se i moshuari, ishte goditur me sende të forta në pjesën e pasme të kokës që i kishin shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dyshimet e policisë janë për tentativë grabitje, por nga ana e grupit hetimor është duke u vlerësuar edhe për konflikt me ndonjë banor të zonës.

Lidhur me ngjarjen janë marrë në pyetje 20 banorë të fshatit në policinë e Tiranës, të cilët janë pyetur nëse mund të kenë dijeni.

81-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, ndërsa familjarët e tij jetojnë në kryeqytet. Këta të fundit kanë deklaruar se i moshuari nuk kishte konflikte me askënd.

Policia thotë se vijon puna për zbulimin e autorit, ndërsa  materialet në prokurori janë referuar për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA