Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, Starmer: Vendim i vonuar për palestinezët

15/01/2025 22:50

Kryeministri britanik Keir Starmer komentoi marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Ai deklaroi se “lajmi që izraelitët dhe palestinezët kanë pritur me dëshpërim, ishte shumë i vonuar”.

“Për palestinezët e pafajshëm, shtëpitë e të cilëve u shndërruan në një zonë lufte brenda natës dhe shumë që humbën jetën, ky armëpushim duhet të lejojë një rritje masive të ndihmave humanitare, e cila është dëshpërimisht e nevojshme për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gaza. Vëmendja jonë duhet të kthehet tek mënyra se si do të sigurojmë përfundimisht një të ardhme më të mirë për popullin izraelit dhe palestinez”,  theksoi Starmer, duke iu referuar zgjidhjes me dy shtete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA