Më shumë tarifa, ngadalësimi i emigracionit përgjatë kufirit meksikan, largimi nga Marrëveshja e Parisit dhe një mori faljesh. A është kjo ajo që SHBA dhe bota mund të presin në ditët e para të Donald Trump 2.0?
Ditët e para të Donald Trump në detyrën epresidentit do të jenë simbolikisht të rëndësishme, ndërsa veprimet e tij ka të ngjarë të jenë një thes i përzier i politikave të brendshme dhe ndërkombëtare. Ai do të dëshirojë t’u tregojë votuesve se po demonstron fuqinë e Amerikësjashtë vendit.
Vënia në përdorim e urdhrave ekzekutivë të presidentit
Për t’i bërë gjërat të lëvizin shpejt, Trumpdo të varet nga urdhrat ekzekutivë presidencialë, të cilat janë direktiva të lëshuara drejtpërdrejt nga presidenti. Këto urdhra anashkalojnë Kongresin dhe mund të mbulojnë një sërë çështjesh si siguria kombëtare, politika e jashtme dhe çështje të tjera. Një numër i konsideruar i tyre pritet të jetë gati për firmosje më 20 Janar.
Në një intervistë televizive në “Meet the Press” më 8 dhjetor, Trump konfirmoi se do të nënshkruajë “shumë” urdhra ekzekutivë në Ditën 1 – në lidhje me ekonominë, energjinë dhe më e rëndësishmja kufirin me Meksikën. Megjithatë, urdhrat ekzekutivë nuk kanë një fuqi gjithëpërfshirëse dhe mund të përdoren vetëm për të drejtuar veprimet e degës ekzekutive, thotë Dan Mallinson, një profesor i asociuar i politikave publike dhe administratës në Penn State Harrisburg në Pensilvani.
Këto kompetenca mund të jenë të gjera, duke përfshirë premtimin e tij për mbylljen e kufirit, i tha ai DW-së. “Por urdhra të tjerë thjesht nisin procesin e ngadalshëm të krijimit të rregullave federale, i cili mund të marrë vite”.
Emigracioni dhe dëbimet masive
Që kur mbërriti në skenën politike në vend, Trump është fiksuar në kufirin me Meksikën dhe njerëzit që e kalojnë atë për të hyrë në SHBA. Në mandatin e tij të parë, ai donte të përfundonte një mur midis dy vendeve.
Katër vjet më vonë,ndalimi i migracionit të parregulltduke siguruar kufijtë e vendit ishte një nga çështjet kryesore që bëri që Trump të zgjedhet prapë në këtë post. Ai ka të ngjarë t’i rikthehet politikës “qëndroni në Meksikë”, që kërkon që azilkërkuesit të presin në Meksikë derisa kërkesat e tyre të përpunohen. Për ata që tashmë janë në vend në mënyrë të paligjshme, Trump ka bërë thirrje për dëbimin masiv më të madh në historinë e vendit, duke u fokusuar së pari te kriminelët përpara se t’i drejtohet emigrantëve të tjerë pa dokumente.
Pavarësisht këtij plani – dhe çdo urdhri ekzekutiv për të përshpejtuar dëbimet – realizimi i kësaj do të kërkonte kohë dhe mbështetjen e agjencive lokale e shtetërore. Do të përballej edhe me sfida ligjore. Përveç luftimit të migracionit të parregullt, Trump ka të ngjarë të ngadalësojë përsëri migrimin legal, duke përfshirë bërjen e lejeve të punës, kartave jeshile dhe vështirësimin e marrjes së vizave, si dhe shtrenjtimin e tyre. Kjo mund të ndikojë tek punëtorët e aftë dhe studentët e ardhshëm të universitetit.
Trump konfirmoi në “Meet the Press” se përfundimi i të drejtës së shtetësisë për fëmijët që lindin në këtë vend është një prioritet i ditës 1, nëse është e mundur, përmes veprimeve ekzekutive. “Ne do t’i japim fund kësaj sepse është qesharake,” tha ai. Kjo mund të jetë e vështirë, pasi parimi se kushdo i lindur në tokën amerikane është shtetas amerikan është i ankoruar edhe në Kushtetutë.
Tarifat për importet
Tregtia është një tjetër fushë që merr shumë vëmendje nga Trump. Së fundmi, ai sugjeroi një tarifë totale prej 10% për çdo mall që hyn në SHBA. Meksika, Kanadaja dhe Kina, partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit, do të goditeshin me tarifa edhe më të larta.
“Nuk është ende e qartë se deri në çfarë mase do të ndodhë kjo ose nëse kërcënimi i tarifave po përdoret për të shtyrë disa vende drejt negociatave tregtare”, tha Mallinson. Megjithatë, bazuar në të dhënat e tij, ai mendon se Trump do të prezantojë të paktën disa tarifa të reja.
Ndërsa presidenti ka autoritetin të vendosë tarifa për kategori të veçanta importesh, vendosja e tarifave të përgjithshme për të gjitha mallrat është më komplekse. Një veprim i tillë do të shkaktonte kaos dhe do të kundërshtohej në gjykatë.
Për më tepër, tarifat mund të shtojnë problemet e brendshme. “Zemërimi për inflacionin e ndihmoi Trumpin të fitonte prapë, por ai mund të humbasë shpejt mbështetjen, nëse politika e tij ekonomike rrit çmimet ose pengon ekonominë”, tha Mallinson.
Marrëveshja e Parisit për Klimën
Mjedisi është më pak i rëndësishëm për votuesit amerikanë sesa ekonomia apo migrimi. Megjithatë Trump e ka në rend dite edhe këtë çështje. Gjatë mandatit të tij të parë si president, ai tërhoqi SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit, e cila synon të reduktojë emetimet e gazrave serë për të luftuar ndryshimet klimatike. Joe Bidene anuloi vendimin e Trumpit dhe iu bashkua traktatit në ditën e tij të parë në detyrë.
Ndërsa tani Trump ka premtuar të zgjerojë prodhimin e naftës së papërpunuar. Ndërsa ai fokusohet në fracking dhe lëndë djegëse fosile, nuk duhet të jetë befasi nëse ai përsëri tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën si një nga aktet e tij të para zyrtare. Trump ka treguar shpërfillje ndaj prodhimit të energjisë së rinovueshme të erës dhe automjeteve elektrike. Ky skepticizëm mund të çojë në urdhra të tjerë ekzekutivë që të zhbëjnë mbrojtjen mjedisore dhe të ngadalësojnë ritmin e projekteve të energjisë së rinovueshme.
Pavarësisht këtij plani – dhe çdo urdhri ekzekutiv për të përshpejtuar dëbimet – realizimi i kësaj do të kërkonte kohë dhe mbështetjen e agjencive lokale e shtetërore. Do të përballej edhe me sfida ligjore. Përveç luftimit të migracionit të parregullt, Trump ka të ngjarë të ngadalësojë përsëri migrimin legal, duke përfshirë bërjen e lejeve të punës, kartave jeshile dhe vështirësimin e marrjes së vizave, si dhe shtrenjtimin e tyre. Kjo mund të ndikojë tek punëtorët e aftë dhe studentët e ardhshëm të universitetit.
Trump konfirmoi në “Meet the Press” se përfundimi i të drejtës së shtetësisë për fëmijët që lindin në këtë vend është një prioritet i ditës 1, nëse është e mundur, përmes veprimeve ekzekutive. “Ne do t’i japim fund kësaj sepse është qesharake,” tha ai. Kjo mund të jetë e vështirë, pasi parimi se kushdo i lindur në tokën amerikane është shtetas amerikan është i ankoruar edhe në Kushtetutë.
Tarifat për importet
Tregtia është një tjetër fushë që merr shumë vëmendje nga Trump. Së fundmi, ai sugjeroi një tarifë totale prej 10% për çdo mall që hyn në SHBA. Meksika, Kanadaja dhe Kina, partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit, do të goditeshin me tarifa edhe më të larta.
“Nuk është ende e qartë se deri në çfarë mase do të ndodhë kjo ose nëse kërcënimi i tarifave po përdoret për të shtyrë disa vende drejt negociatave tregtare”, tha Mallinson. Megjithatë, bazuar në të dhënat e tij, ai mendon se Trump do të prezantojë të paktën disa tarifa të reja.
Ndërsa presidenti ka autoritetin të vendosë tarifa për kategori të veçanta importesh, vendosja e tarifave të përgjithshme për të gjitha mallrat është më komplekse. Një veprim i tillë do të shkaktonte kaos dhe do të kundërshtohej në gjykatë.
Për më tepër, tarifat mund të shtojnë problemet e brendshme. “Zemërimi për inflacionin e ndihmoi Trumpin të fitonte prapë, por ai mund të humbasë shpejt mbështetjen, nëse politika e tij ekonomike rrit çmimet ose pengon ekonominë”, tha Mallinson.
Marrëveshja e Parisit për Klimën
Mjedisi është më pak i rëndësishëm për votuesit amerikanë sesa ekonomia apo migrimi. Megjithatë Trump e ka në rend dite edhe këtë çështje. Gjatë mandatit të tij të parë si president, ai tërhoqi SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit, e cila synon të reduktojë emetimet e gazrave serë për të luftuar ndryshimet klimatike. Joe Bidene anuloi vendimin e Trumpit dhe iu bashkua traktatit në ditën e tij të parë në detyrë.
Ndërsa tani Trump ka premtuar të zgjerojë prodhimin e naftës së papërpunuar. Ndërsa ai fokusohet në fracking dhe lëndë djegëse fosile, nuk duhet të jetë befasi nëse ai përsëri tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën si një nga aktet e tij të para zyrtare. Trump ka treguar shpërfillje ndaj prodhimit të energjisë së rinovueshme të erës dhe automjeteve elektrike. Ky skepticizëm mund të çojë në urdhra të tjerë ekzekutivë që të zhbëjnë mbrojtjen mjedisore dhe të ngadalësojnë ritmin e projekteve të energjisë së rinovueshme./ DW
Top Channel