Pano Vaja është 73 vjeç por nuk është lodhur së ushtruari profesionin e këpucarit prej 55 vitesh
Edhe sot ashtu si çdo ditë atë e gjejmë në punishten e tij në lagjen 24 maji, një dhomë e vogël jo më shumë se 20 m2 ku nuk mungonte asgjë për një këpucar profesionist. Edhe pse ka 8 vite që ka dalë në pension, për Panon zanati i tij mbetet pasioni më i madh
Puna që bën thotë Pano Vaja nuk është thjesht zanat.
Mbi kokë mban fotografitë e ekipit të mundjes së Flamurtatit ku me nostalgji tregon vitet që ka qenë kampion në këtë sport
“Nga akrobat amator që kam qenë shprehet, kalova direkt në mundje dhe kam qenë shumë vite kampin i këtij sporti për peshën e parë“-shprehet ai.
73-vjeçari fton të rinjtë e qytetit, të vijnë për ta mësuar këtë zanat.
Top Channel