Një konflikt mes dy personave përfundoi në plagosjen e njërit prej tyre në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në sheshin “Demokracia”, ku 50-vjeçari Gjergj Dardha dyshohet se qëlloi me thikë këngëtarin Ademir Fresku. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori u largua nga vendngjarja, por pas gati 40 minutash u arrestua nga blutë e Shkodrës.

Paraprakisht, raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA