Ademir Fresku, këngëtari që mbeti i plagosur sot në Shkodër, është pronar i një lokali, ku autori, Gjergj Dardha ishte klient.

Më herët, ata kishin debatuar mes njëri-tjetrit, ndërsa sot, Fresku dyshohet se i ka thënë autorit se nuk do t’i shërbejë më, për shkak se është i alkoolizuar dhe e ka nxjerrë jashtë.

Dardha, i cili tregton fruta perime aty pranë, ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar në shpinë të riun.

Nga ana tjetër, motra e autorit, është shprehur se vëllai i saj “nuk kishte konsumuar alkool”, ndërsa akuzon 30-vjeçarin për dhunë ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA