I akuzuar për inceneratorin e Tiranës, Gjykata pranon kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako! Shtyhet seanca

14/01/2025 14:28

Në seancën e parë të themelit, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish deputetit Alqi Bllako, i cili kërkoi gjykim të shkurtuar.

Bllako akuzohet nga SPAK për kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit se u përfshi në dy shkelje korruptive, që hidhen poshtë nga ish deputeti në burg prej dy vitesh. Në 37 fashikuj hetimor për inceneratorin e Tiranës ku Bllako po gjykohet veçmas 12 të akuzuarve të tjerë, SPAK e akuzon për përftimin e  119 mijë eurove që dyshohen se u paguan për blerjen e mamonerive nga i ati.

Dhe në të dytën është një shumë prej 7, 5 milionë lekë te paguara për Vladimir Bezhanin që sakaq shërbente si këshilltar i ministrit të mjedisit. Bllako i la mohuar akuzat dhe sikurse edhe për dy inceneratorët e tjerë të Fierit dhe Elbasanit ka përsëritur pafajësi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA