Kristjan Marku u qëllua sot për vdekje ndërsa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë.

Pas ngjarjes së rëndë është krijuar trafik në autostradën Fier-Vlorë.

30-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ndërsa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë me automjetin tip “Volkswagen”.

Kristian Marku i cili u qëllua sot për vdekje rezulton me precedent penal.

Ai akuzohej për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen të Mirdits, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S. R..

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA