Të shtëna me armë zjarri, vritet një person në autostradën Fier-Vlorë

13/01/2025 18:59

Një person është vrarë në autostradën Vlorë-Fier në zonën e Novoselës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se viktima është Kristjan Marku, 30 vjeç.

“Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA