Shqipëria pjesë e “Giro d’Italia 2025”, Rama s’kursen batutat: Marrëveshje e vështirë! Nëse ma kërkon Groenlanda ja kë do dërgoja të negocionte me Trump

13/01/2025 19:02

Shqipërinë është pjesë e garës së famshme çiklistike“Giro d’Italia 2025”.

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në eventin e organizuar në Romë.

Ai nuk i kurseu batutat me biznesmenin Urbano Cairo, presidentin e klubit të Torinos, i cili merrte pjesë në event.

Rama: Privilegj i madh të jem këtu, kam dëgjuar se ishte e vështirë për një marrëveshje me presidentin Cario. Më duhet të them që me RCS e arritëm. Nëse ma kërkon Groenlanda mua do jepja Cairon të negocionte me Trump.

Për tre ditë në muajin maj mijëra çiklistë nga e gjithë bota do garojnë në rrugët e Shqipërisë, ku 800 milionë persona do e ndjekin garën drejtpërdrejt.

“Jam shumë i kënaqur të themi që kemi marrë konfirmimin që Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025. E di që zgjedhjet janë shumë  dhe ka shumë vende që konkurrojnë këtë nisje të garës që ka 15 vjet që është vendosur dhe për këtë jam edhe më i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë që janë  më të mëdhenj e më të pasur. Për t’u treguar po ashtu vendin tonë të mrekullueshëm 800 milionë spektatorëve në 200 stacione televizive në gjithë botën që transmetojnë drejtpërdrejtë ‘Giro d’Italia’”, ka thënë më parë Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA