Ngrica në Europë! Pemë të rrëzuara dhe rrugë të bllokuara, Italia, Britania dhe Mali i Zi përfshihen nga moti i keq

13/01/2025 13:30

Një ulje e befasishme temperaturash me deri në 10 gradë, dhe erëra të forta e të acarta kanë goditur rajonet qendrore dhe jugore të Italisë.

Mediat vendase raportojnë për probleme të mëdha të shkaktuara nga pemë të rrëzuara e rrugë të bllokuara nga bora, ndërsa nga Campania e deri në Kalabri, shumë shkolla kanë mbyllur dyert. Veçanërisht e rënduar paraqitet situata në Napoli, ku zyrtarët lokalë e kanë kthyer metronë në qendër për të pastrehët, Vezuvi është zbardhur nga bora, ndërsa lidhjet me Kaprin dhe ishuj të tjerë u ndërprenë. Reshje bore e dëmtime njoftohen në provincat e Salernos, Beneventos dhe Avellinos. Tetë alpinistë, që kishin dalë për ekskursion, nuk mundën të ktheheshin për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe vullnetarët e Mbrojtjes Civile.

Stuhitë me erëra të forta rrëzuan pemët dhe fasadat e ndërtesave ne disa qytete te Malit të Zi te dielën. Policia tha se nuk pati te plagosur, teksa 14 persona në veri të vendit qe u mbuluan nga bora u evakuuan. Sipas ekspertëve, moti pritet megjithatë që të përmirësohet. Mbretëria e Bashkuar sakaq regjistroi  natën e saj më të ftohtë të janarit në 15 vitet e fundit. Në Altnaharra, në rajonin malor Sutherland, termometri shënoi -17.3C.

Agjencia britanike e Sigurisë Shëndetësore zgjati situatën e alarmit, e cila kishte qenë në fuqi deri të dielën, çka do të thotë se efektet e motit të ftohtë ka të ngjarë të ndjehen në të gjithë shërbimin shëndetësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA