Moti i acartë “pushton” Greqinë! Ndalohet qarkullimi i mjeteve, mbyllen disa shkolla

13/01/2025 17:58

Reshje bore, shira të rrëmbyeshëm dhe temperatura të ulëta në shumicën e vendit janë karakteristikat e motit të keq që ka përfshirë gati më shumë se gjysmën e Greqisë dhe pritet të vazhdojë edhe dy ditët në vijim.

Sidomos Greqia veriore dhe perëndimore nga mesdita e së dielës, kanë regjistruar reshje intensive bore, të cilat kanë prekur edhe zonat me lartësi më të ulët në Greqinë qendrore.

Në qytetet dhe komunat në veri si Follorinë, Amyntaio, Prespë etj, autoritetet vendore kanë urdhëruar mbylljen e shkollave. Gjithashtu policia rrugore ka dhënë urdhër që të gjithë automjetet të jenë të pajisura ose me gomat e dimrit, ose me zinxhirë pasi shumë pjesë të rrjetit rrugor janë të mbuluara nga bora dhe akulli.

Sa i përket një prej akseve rrugore më të rëndësishëm të vendit, autoritetet kanë vendosur ndalimin e qarkullimit për disa orë në segmente të autostradës Egnatia pranë Siatistës dhe Kozanit si dhe nga Janina deri në Polimilo për kamionët me peshë mbi 3.5 ton dhe njoftojnë gjithë drejtuesit e automjeteve që para se të nisen të informohen mirë nga policia rrugore për kushtet e rrugës.

Ndërkohë dhjetëra borëpastruese vazhdojnë të punojnë dhe të hedhin kripë në pjesët e rrjetit rrugor në veri. për ti mbajtur ato të hapura.

Bora e parë e vitit u regjistrua edhe dhe zonat malore rreth Selanikut si dhe në Halkidhiki.

Ndërsa reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme të mëdha në Athinë dhe zonat përreth si dhe përmbytje në disa zona të Peloponezit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA