EMRI/ Kush është 30-vjeçari që u qëllua sot për vdekje, po udhëtonte me makinë në autostradën Fier-Vlorë

13/01/2025 19:19

Kristjan Marku është 30-vjeçari i cili humbi jetën pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi në autostradën Fier-Vlorë.

Viktima rezulton me precedent penal.

Ai akuzohej për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë”, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen të Mirdits, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S. R..

30-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ndërsa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë me automjetin tip “Volkswagen”, sipas korrespodentit të Top Channel, Mikel Marsi.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Pas atentatit autorët dyshohet se kanë kaluar drejt qytetit të Vlorës. Pista kryesore e vrasjes së 30-vjeçari është hakmarrja.

“Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M. 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA