Berisha s’i ndahet “Xibrakës”, kryetari i PD bën akuza të reja. Përmend një foto të dërguar në SPAK

13/01/2025 15:10

Sali Berisha iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama më njw denoncim të ri për të vëllanë Olsin. Në konferencën e përjavshme me gazetarët  kryedemokrati  pretendoi se në  7 dhjetor  të 2024 në BKH  është  protokolluar një denoncim me foto nga një dërgues anonim me pseudonimin Zaho Koka,  për Olsi Ramën dhe  krerët e  grupit të  Xibrakës, por që  sipas Sali Berishës nuk është hetuar.

“ Më datën 11 dhjetor, OPGJ u thirr nga drejtuesja famoze Aida Hajno, kjo është një spiune e çmendur e Edi Ramës në BKH, dhe iu komunikua ndërprerja e veprimeve të mëtejshme”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve reagoi edhe për  paralajmërimin e Edi Ramës se do të padisë Gazment Bardhin për kallëzim të rremë, vepër penale që parashikon dënim me burg.

“Rama mendon se do montojë njëlloj si me Ervin Salianjin me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë. Por kësaj here Rama është në çark sepse Olsi nuk hetohej vetëm nga skapistët, Olsi fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të”, tha ai.

Para se  Berisha të dilte në konferencë, zyrtarë të partisë ndërmorën tentativën e radhës për  shkarkimin e gjyqtares Marsidsa  Xhaferllari me argumentin se ajo ka shkelur ligjin e konfliktin  e interesit pasi nuk ka deklaruar se është bashkëjetuese e  Enkelejd Alibeajt.

“ Që në momentin që ajo devijon ligjin, ajo duhet të largohet nga detyra që ka. Nuk ka diskutim. Nuk është vullnetare. Pra, ajo ka të drejtë të dojë atë që do, por duhet gjithashtu të respektojë ligjin”, tha ai.

Menjëherë pas këtij qëndrimi  reagoi edhe Enkelejd Alibeaj i cili i konsideroi sulmet e Berishës si hakmarrje  pasi ai votoi pro heqjes se imunitetit te tij  duke e këshilluar kryedemokratin të mbledhë  veten dhe te  merret  me hallet që ai  ka me drejtësinë.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA