Atentati në Tiranë/ Zbulohet fotoja e viktimës, dyshohet se autori ishte i vetëm! Pista ku po drejtohen hetimet

13/01/2025 09:18

Një atentat me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e djeshme pranë zonës së njohur si ‘Pallati me shigjeta’.

I vrarë ka mbetur Bujar Nasufi, 56 vjeç, i cili rezulton të jetë person pa precedent penal dhe i paskeduar më parë për policinë.

Autori dyshohet se ka qenë një person i vetëm, dhe rreth orës 20:40 teksa viktima po i drejtohej banesës, ka qëlluar 6 herë në drejtim të tij, por objektivin e kapën vetëm dy plumba.

Ai ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa autori, i cili ishte i maskuar si shpërndarës picash, është drejtuar me një motomjet drejt zonës së Selitës.

Duket se autori e ka vëzhguar për një kohë të gjatë, pasi kanë pritur që nga automjeti të zbriste bashkëshortja e objektivit dhe më pas ka qëlluar mbi të.

Paraprakisht pista ku po hetohet ngjarja është ajo e konfliktit për prona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA