Zjarret apokaliptike në Los Angelos, shkon në 16 numri i të vdekurve

12/01/2025 16:17

Numri i të vdekurve nga zjarret që kanë shkatërruar qytetin e Los Angelos u rrit në 16, nga 11 që ishte një ditë më parë.

Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë të luftojnë për të shuar vatrat e zjarrit ndërsa autoritetet kanë bërë paralajmërime të reja për evakuim, që kanë krijuar edhe më shumë ankth mes banorëve.

Përfaqësuesit e zyrës së Shërbimeve të Emergjencave në Kaliforni thanë se 150 mijë persona në Los Angleos ishin nën urdhra evakuimi.

Ndërkohë zonë është ngritur një qendër ku njerëzit mund të raportojnë të zhdukurit.

Deri të shtunën në mbrëmje, zjarret kishin djegur një sipërfaqe prej 160 kilometrash katrorë, një zonë më e madhe sesa San Francisko.

Për të vënë nën kontroll situatën ekipe nga Kalifornia dhe nëntë shtete të tjera po punojnë së bashku. Ata kanë në dispozicion 1,354 makina zjarrfikëse, 84 avionë dhe një personel prej më shumë se 14,000 vetësh, përfshirë zjarrfikës që sapo kanë ardhur nga Meksika.

“Kushtet e motit janë ende kritike dhe priten erërave të forta duke filluar nga e hëna”, thanë përfaqësuesit e zyrës së Shërbimeve të Emergjencave në Kaliforni.

Kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit Karen Bass po përballet me një provë kritike mbi rolin e saj udhëheqës gjatë krizës më të madhe të qytetit në dekada. Akuzat për dështim, kritikat me sfond politik si dhe hetimet kanë nisur tashmë.

Të premten guvernatori Gavin Newsom urdhëroi zyrtarët shtetërorë të hetojnë rreth arsyeve se pse një rezervuar me 440 milionë litra ujë ishte jashtë shërbimit.

Shefja e Zjarrfikësve të Los Anxhelosit Kristin Crowley tha se udhëheqësit e qytetit dështuan të ndihmojnë departamentin e saj, duke mos siguruar para të mjaftueshme për shuarjen e zjarrit. Ajo hodhi kritika edhe mbi mungesën e ujit.

Niveli i shkatërrimit këtë herë është tronditës edhe për një shtet që përballet rregullisht me zjarre masive. /VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA