Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore gjatë kësaj të diele.

Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar me reshje të dendura bore, zbritja e termometrit në -3.C janë kushtet tipike të dimrit të vërtetë që të ofron Kukësi në mes të janarit.

Ndërkohë bora ka kaluar 10 cm në qytet ndërsa në lartësi ajo ka arritur deri në 30 cm.

Por, problem ngelet era e fortë që shkakton grumbullimin e borës, që e merr në kodrina duke e grumbulluar në lugina ku trashësia e saj i kalon një metër.

Të gjitha rrugët nacionale kanë vështirësi lëvizje, këshillohen që qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar në përdorimin e këtyre rrugëve, e nëse është e nevojshme të shmangin qarkullimin e tyre gjatë.

Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente, ndërsa janë pa energji elektrike Nj. Adm. Kolsh, Surroj, Arren, Bashkia Kukës. Fshatrat Cahan, Mujaj-Dajç, Nj. Adm. Qendër-Krumë, fshatrat Kishaj, Pogaj, Nj. Adm. Gjinaj dhe fshatrat Peraj, Zgjec, Nj. Adm. Golaj Bashkia Has.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA