Një shqiptar i cili mbërriti si azilant në Angli 26 vite më parë u kthye në udhëheqësin e organizate kriminale të trafikut të njerëzve.
Adriaktik Hysenlika e humbi betejën e bllokimit të ekstradimit nga Anglia për në Belgjikë ku është dënuar me 10 vite burg për 60 vepra penale lidhur me trafikun e emigrantëve.
Gjykata West Flanders në Belgjikë më 27 Korrik 2020 e dënoi në mungesë.
Adriatik Hysenlika në Angli pasi kishe siguruar leje qëndrimi si azilant më pas kishte marrë edhe pasaportë britanike.
Sipas gazetës “The Sun on Sunday” të cilës i referohet Top Channel, avokatët e tij i thanë gjykatës së ekstradimeve se ai nuk mund të dërgohet më Belgjikë pasi aty kushtet në burgje janë skandaloze.
Sipas prokurorëve belg, Hysenlika me origjinë nga Tropoja ishte lideri një organizate kriminale i cili kishte ndërtuar një rrjet trafiku të shqiptarëve që niseshin nga Shqipëria drejt Greqisë e më pas ata mbërrin në Belgjikë, Francë dhe Holandë për tu futur në kamion e çuar në Angli.
Kjo organizatë kriminale e përbërë nga 11 shqiptarë besohet se në një periudhë të shkurtër kohe fitoi mbi 1 milion stërlina.
Ata kishin rekrutuar disa shoferë kamioni dhe me dijeninë e tyre kundrejt pagesës fusnin emigrantë në kamionët e mallrave që udhëtonin drejt Anglisë.
Adriatik Hysenlika përdorte kafenë Troy në Londër, nën pronësinë e tij si bazë të trafikut.
Gjykatës së ekstradimeve iu tha se Hysenlika në bazën e të dhënave të policisë angleze, rezulton se kishte dy dënime penale në votim 2000 dhe 2021.
Të shkuarit e shqiptarëve me kamion drejt Anglisë nisi që në vitin 1997 ku çmimi ishte 2.000 deri 3.000 stërlina për person.
Ndërkohë aktualisht çmimi i trafikut të një shqiptari në këtë mënyrë ka shkuar në mbi 23.000 stërlina.
Top Channel