Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës në qytetin e Vlorës kanë sjellë probleme mbrëmjen e sotme në disa akse rrugore të qytetit.

Rruga në lagjen Pavarësia 3 ka prani uji dhe kalohet me vështirësi për makinat e vogla. Po ashtu, tek Biblioteka e qytetit ka prani uji, i cili arrin deri në 20 cm, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Në zonën e Skelës, disa lagje si Pavarësia, 28 Nëntori dhe 24 Maji kanë rrugë të përmbytura. Situata vijon të jetë problematike, duke marrë shkas edhe nga reshjet që vijojnë të bien në Vlorë.

Punonjësit janë në terren për mirëmbajtjen e pusetave si dhe pastrimin e tyre nga mbeturinat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA