Zbardhen detaje nga vrasja me armë zjarri në Tiranë!
Viktimë ka mbetur Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i paskeduar më parë nga policia, i cili është qëlluar në makinë, ku ndodhej vetëm, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Ai së bashku me vëllanë ishte pronarë i një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, zonë ku iu bë dhe atentati.
Dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi. Dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Top Channel