NEW YORK, NY - APRIL 8: Kingsbrook Jewish Medical Center employees transport a deceased patient to a refrigerated truck on April 8, 2020 in the Brooklyn borough of New York City. One of the city's hardest impacted hospitals due to the coronavirus (COVID-19), Kingsbrook has begun storing the bodies of the the deceased in refrigerated trucks. (Photo by David Dee Delgado/Getty Images)

Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020 u regjistrua vdekja e parë në botë nga koronavirusi SARS-CoV-2 në Kinë.

Ekspertët tani pyesin veten se sa mirë është përgatitur bota për pandemitë e ardhshme.

I pyetur nëse bota tani është më e përgatitur për pandemitë, kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë shtypi në dhjetor: “Përgjigja është po dhe jo”. Bota ende duhet të përballet me “disa dobësi dhe tendenca dobësie”. Nga ana tjetër, komuniteti botëror ka nxjerrë shumë “mësime të dhimbshme” dhe “ka marrë masa të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen e tij kundër epidemive dhe pandemive të ardhshme”, ka theksuar kreu i OBSH.

Sipas Maria Van Kerkhove, drejtuese e Departamentit të Përballimit të Epidemisë dhe Pandemisë së OBSH-së, është vetëm çështje kohe para se bota të kërcënohet nga pandemia e ardhshme. Si rezultat i përvojave nga pandemia e Coronës dhe epidemia e rëndë e gripit në vitin 2009, “shumë gjëra janë përmirësuar”, por bota mbetet e përgatitur në mënyrë të pamjaftueshme për një “shpërthim masiv” të një sëmundjeje infektive ose një pandemie të re, është e mendimit Van Kerkhove.

Edhe Paneli i Pavarur për Përgatitjen dhe Reagimin ndaj Pandemive, i mbledhur nga OBSH, vjen në një përfundim shumë të ngjashëm: Ndër të tjera, ai kritikon faktin se ka ende pabarazi në mbarë botën në aksesin ndaj vaksinave dhe ilaçeve.

Epidemiologia amerikane Meg Scheffer është gjithashtu skeptike: “Të jem e sinqertë, jo, nuk mendoj se jemi më të përgatitur sesa ishim me Covid-in”. Autoritetet shëndetësore në mbarë botën ende nuk janë në gjendje të mbledhin dhe shkëmbejnë me shpejtësi informacione rreth patogjenëve të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA