Portrete të palumtura, që shfaqin natyrën njerëzore me konflikte, tensione e kontradikta.
Pikturat e Krist Dimos, që eksploron ndikimin e shoqërisë moderne e postmoderne tek individi, u ekspozuan në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
“Këto nuk janë figura reale, nuk kanë as gjak, as mish, as aromë. Kjo është të paktën përshtypja ime. Dhe kam përshtypjen që te çdo njeri, pasi ikën nga kjo botë një i dashur, hyn dhe aty rri derisa të ikim nga kjo jetë’-shprehet piktori Krist Dimo.
Krijime plot ngjyra dhe forma, një hapësirë që na fton të ndalemi, të gërmojmë më thellë dhe të shohim realitetin përtej sipërfaqes.
“Pikturat e Dimos krijojnë një fjalor unik të karakterizuar nga imazhe të përsëritura, koka njerëzore me gojë hapur si të ishin duke folur, një shumëllojshmëri shenjat dhe kolazhesh të çuditshme dhe kanavacë e tij janë një thirrje për reflektim“-shprehet Jetona Koçibelli, kuratore e ekspozitës.
“Jam një admirues i pikturës së Kristit. Piktura e tij është e lirë, ekspresive, shumë personale, shumë autentike“-u shpreh kryeministri Edi Rama.
Arti i Dimos ofron një mundësi për ta parë dhe për ta kuptuar veten tonë më thellë dhe më plotësisht. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në COD deri në 14 shkurt.
Top Channel