Kushtet hidrometeorologjike detare do përkeqësohen ditën e dielë.
Sipas informacioneve zyrtare, në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë ditës së dielë kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin Jug – Jug-Perëndim në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.5 deri 2 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port.
Disa nga masat që janë marrë:
1.Është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 22:00 e ditës së sotme
2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 20:00 të dielën
Top Channel