Për shkak të motit të keq, të dielën nuk do të ketë lundrim tragetesh në linjën Durrës-Bari.

Njoftimi është bërë nga Autoriteti Portual Durrës.

Referuar parashikimeve meteorologjike të Kapitenerisë së Portit të Durrësit, koordinimit mes autoriteteve detare shqiptare e italiane, ditën e nesërme, dt.12.01.2025, nuk do të ketë lundrime nga Porti i Durrësit drejt Barit, për shkak të kushteve të motit. Kompanitë e lundrimeve po njoftojnë në kohë udhëtarët, ndërsa mbrëmjen e sotme lundrimet do të vijojnë normalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA