Një adoleshent është plagosur me thikë pas një konflikti në Fier.
Një 16-vjeçar ka mbërritur pak minuta më parë i plagosur lehtë me thikë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes disa adoleshentëve, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjet prerës, duke lënë të plagosur moshatarin e tij.
Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e incidentit.
“Rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel