“Ndoshta e pëlqejmë njëri-tjetrin”/ Takimi mes Obamës dhe Trumpit bëhet viral: Kemi filozofi të ndryshme, por…

10/01/2025 14:45

Pamjet e tyre e presidentit të zgjedhur republikan të SHBA-së, Donald Trump duke biseduar e buzëqeshur me ish presidentin demokrat Barack Obama në ceremoninë mortore të Jimmy Carter, u bënë virale, e për këtë, Trumpi e pati një koment.

“Po ndoshta e pëlqejmë njëri tjetrin”, u shpreh ai.

Dyshja ishin ulur në krah të njëri-tjetrit gjatë funerale dhe kamera i fiksoi teksa flisnin bashkë për disa minuta. Obama u pa duke tundur kokën, përpara se të buzëqeshte. I pyetur për pamjet filmike, Trump tha: “Nuk e kisha kuptuar sesa miqësor dukej. Kur i pashë, mendova me vete- epo, këto këtu duken si dy njerëz që e pëlqejnë njëri tjetrin. E ndoshta, kështu është vërtet. Ne kemi  filozofi paksa të ndryshme nga njëri-tjetri, por mbase kemi edhe të përbashkëta, nuk e di. U morëm vesh mirë. Për çdo rast, unë u mora vesh mirë aty pothuajse me të gjithë”, theksoi republikani.

Pamjet virale erdhën pas vite të tëra kritikash që të dy ata kanë lëshuar publikisht ndaj njëri-tjetrit. Ishte Trump ai që përhapi të ashtuquajturën teori konspirative “të lindjes” për Obaman në vitin 2011, me pretendimin se ai në fakt, nuk kishte lindur në SHBA. Fyerjet vazhduan për vite me radhë, dhe Obama ia kushtoi fjalimin e fundit të darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2016, shakave në kurriz të rivalit të tij politik.

Trump ka sulmuar vazhdimisht familjen Obama, duke thënë se ish-presidenti ishte “i paefektshëm ne krye të shtetit”, ndërsa deri tetorin e vitit të kaluar e cilësonte ish zonjën e parë, Michelle Obama , si “të keqe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA