Mësohet data se kur do të ekstradohet nga Londra drejt Athinës, Florian Markut mbajtës i disa titujve si kamion në boks, i cili ndodhet në paraburgim në kryeqytetin britanik.
Gazetarët e Top Channel, Muhamed Veliu dhe Endi Tufa janë njohur me një tjetër vendim të marrë nga gjykata e ekstradimeve në Londër paraditen e së premtes.
Avokatët e Markut kanë aplikuar për shtyrjen e datës së ekstradimit të tij me 10 ditë.
Nuk dihet përse e kanë bërë një kërkesë të tillë apo kanë ndërmend të apelojnë kërkesën e ekstradimit drejt Greqisë.
Kjo kërkesë është miratuar dhe Florian Marku pritet të ekstradohet deri më datë 23 Janar.
Në seancën e ekstradimit më 7 Janar Marku vullnetarisht pranoi të ekstradohet në Greqi e të përballet me akuzat e drejtësisë greke.
Sipas urdhër arrestit ndërkombëtar europian, Florian Marku akuzohet në Greqi për tentativë vrasje, plagosje me pasoja të rCnda, armëbajtje pa leje dhe përdorim arme.
Këto akuza lidhen për ngjarjen e vitit 2010 kur ai është përleshur në një klub nate në Selanik me disa shtetas rus.
Sipas korrespondentit të Top Channel në Athinë Artur Bibe në këtë ngjarje Florian Marku ka përdorur një armë të tipit kallashnikov.
Top Channel