“Drejtoi rrjetin e drogës nga burgu me celular”, The Sun artikull për ‘mbretin’ shqiptar të kokainës: Prapaskenat e ekstradimit të Dritan Rexhepit

10/01/2025 21:30

Gazeta me e madhe britanike The Sun i ka kushtuar një artikull të gjatë ekstradimit nga Turqia në Shqipëri të Dritan Rexhepit.

“Mbreti i Kokainës” i cili mbushi Anglinë me drogë e i kërkuar për vrasjen e dy policëve kapet pas 27 vitesh në arrati” është titulli i The Sun online.

Artikulli thekson se Shqipëria e fitoi garën me Italinë, Anglinë dhe Belgjikën në ekstradimin e vlonjatit ish student i drejtësisë Dritan Rexhepi.

Vështirësitë dhe konkurrencën me Italinë të ekstradimit i ka rrëfyer për këtë media britanike drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ilir Proda.

“Ekstradimi Dritan Rexhepit është një arritje e madhe e cila tregon besimin që gëzon Policia e Shtetit tek partnerët në të gjithë botën.

Në të njëjtën kohë është një shërbim i madh për drejtësinë shqiptare dhe dërgon një mesazh të fortë se asnjë i kërkuar shqiptar nuk është i sigurt atje ku fshihet. Falënderoj kolegët turq që mundësuan ekstradimin e tij në vendin tonë. Ishim në një konkurrencë të fortë me Italinë se kush do ta ekstradonte”, tha Ilir Proda.

Kjo gazetë britanike e vendos theksin në sasinë e drogës çuar prej tij  nga Ekuadori në portin e Portsmuthit por më pas nuk shkoi tek pritësit.

E si pasojë kjo prodhoi pengmarrjen e Jan Prengës i cili mbeti i vrarë tek sa po e transportonin në kompleksi Golden në Shijak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA