Altin Basha është liruar nga detyra si drejtor i Teatrit Kombëtar.
Basha, i cili e mori detyrën si drejtori i Teatrit Kombëtar dy vite më parë, është shkarkuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka caktuar si drejtues të përkohshëm të këtii institucioni, Indrit Çobanin.
Njoftimi i MEKI:
Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Pas këtij lirimi MEKI do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri të TK. Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional.
Me zbardhjen e vendimit, MEKI do të komandojë si drejtues të përkohshëm z Indrit Çobani.
Top Channel