“Nuk do të ketë më fatura afrofe”, ministrja Balluku për uljen e çmimit të energjisë: Leximi do të behët brenda muajit

09/01/2025 22:40

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në një intervistë në Top Story u shpreh se ulja e çmimit të energjisë nuk i përfshinë bizneset por vetëm konsumin familjar.

Ndërkohë në lidhje me faturat afrofe, ajo u shpreh se nuk do të ketë më dhe se leximi do të behët brenda muajit.

“I gjithë ky proces kërkon nga ana e OSHEE të ketë lexim të detajuar dhe nuk duhet të ekzistojë më afrofe, dhe operatorët janë të përgatitur për këtë. Jemi në proces për hapje thirrjeje për plotësim të disa vendeve në republikë për pozicionin e lexuesit. Duhet të ketë faturim brenda 30 ditëve apo 31 ditëve sipas muajit.

Ne në këtë proces në mënyrë fizike do të zgjidhim problematikat sigurisht duke pasur parasysh dhe ankesat. Ndërkohë prej 6 muajsh është hapur dhe një procedurë për matësit inteligjentë”, tha Balluku.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA