Armë zjarri dhe municion luftarak brenda “BMW”-së, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
09/01/2025 12:47
Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi mbante armë zjarri në automjetin e tij.
Në pranga ra M. N., 24 vjeç. Në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMW” që ai drejtonte, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia thotë se gjatë kontrolleve të befasishme, janë verifikuar dhe kontrolluar dhjetëra shtetas dhe automjete.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel