Vetëdorëzohet në polici Kreshnik Farruku! I akuzuar për trafik droge në Spanjë, doli në përgjimet e dosjes “Çyrbja”

07/01/2025 11:50

Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit Kreshnik Farruku/ Budlla, bashkë me vëllanë, Erneo Farruku.

Dy vëllezërit, Kreshnik Bodlli (Farruku) dhe Erneo Farruku, të njohur për përfshirjen e tyre në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, kanë vendosur të vetëdorëzohen pranë Policisë së Durrësit. Pas vetëdorëzimit, ata u ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë në lidhje me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të organizatës së strukturuar ndërkombëtare që drejtojnë.

Sot, më 7 janar, pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, e përbërë nga gjyqtari Arbër Çela, vendosi masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për të dy vëllezërit Farruku. Ky vendim erdhi pas një kërkese për ekzekutimin e masave të sigurimit në kuadër të ekstradimit të mundshëm, pasi ndaj tyre ka pasur kërkesa nga drejtësia italiane.

Kreshnik Bodlli dhe Erneo Farruku, të cilët udhëhoqën aktivitetet e klanit kriminal Farruku, akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe përfshirje në një organizatë kriminale, veprime të cilat janë hetuar nga autoritetet italiane, duke përfshirë lidhje me grupe të fuqishme ndërkombëtare. Gjykata e Brescia-s në Itali ka lëshuar urdhra arresti për ta, duke kërkuar ekstradimin në vendin fqinj për të përballuar akuzat që rëndojnë mbi ta.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për “Arrestin në shtëpi” të vëllezërve Farruku është një masë e përkohshme, ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane po vazhdojnë bashkëpunimin për të garantuar procesin e ekstradimit dhe ndëshkimin e atyre që janë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme. Gjykata e Durrësit ka vendosur se masat e sigurimit për vëllezërit Farruku do të ekzekutohen në banesat e tyre në qytetin e Durrësit, derisa të përfundojë procesi për ekstradimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA