Është rritur bilanci tragjik i viktimave nga tërmeti I fortë që goditi qytetin e shenjtë të Kinës, Tibetin mëngjesin e së martës, me 126 persona që kanë humbur jetën dhe 188 të tjerë mbetën të plagosur.
Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale,kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.
Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.
Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia tradicionale e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti vetëm pas Dalai Lamës.
Tërmeti i së martës është një nga më vdekjeprurësit që ka parë Kina në vitet e fundit.
Videot e publikuara nga transmetuesi shtetëror i Kinës CCTV treguan shtëpi të shkatërruara dhe ndërtesa të shembura, ndërsa punonjësit e shpëtimit kalonin nëpër mbeturina dhe u shpërndanë batanije të trasha vendasve.
Temperaturat në qarkun Tingri, pranë epiqendrës së tërmetit, janë rreth -8 gradë C dhe do të zbresin në -18 këtë mbrëmje, sipas Administratës Meteorologjike të Kinës.Si energjia ashtu edhe uji në rajon janë ndërprerë.
Rajoni, i cili shtrihet pranë një linje thyerjeje kryesore të pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike, është shtëpia e aktivitetit të shpeshtë sizmik. Në vitin 2015, një tërmet me magnitudë 7.8 afër Katmandu, kryeqyteti i Nepalit, vrau rreth 9,000 njerëz dhe plagosi mbi 20,000.
Lëkundjet e mëngjesit të së martës, të cilat bënë që shumë banorë të Katmandu të iknin nga shtëpitë e tyre, sollën kujtimet e asaj fatkeqësie vdekjeprurëse.
Top Channel